Boateng: E kam refuzuar Barcelonën

15:01 | 4 Mars 2015

Barcelona ishte përpjekur mjaftë shumë që ta transferonte lojtarin para se të fillonte sezoni, por ky i fundit preferoi që të qëndroj tek Bayern.

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng ka zbuluar se kishte refuzuar ofertën e Barcelonës për sezonin 2013-2014.

Barcelona verën e kaluar kërkonte që me çdo kusht të përforconin mbrojtjen, dhe si duket Boateng ishte i preferuari i tyre.

Mirëpo, Boateng vendosi që të qëndronte tek Bayern, dhe Barcelona vendosi që të transferoj Thomas Vermaelen nga Arsenal dhe Jeremy Mathieu nga Valencia.

“Nuk e di saktë se sa para ofroi Barcelona për mua, por është e vërtetë që ata donin transferimin tim tek skuadra e tyre,” deklaroi Boateng për Sport Bild.

“Është një kënaqësi tepër e madhe kur një skuadër si Barcelona ju kërkon. Nëse vërtet doni që ta fitoni Ligën e Kampionëve, atëherë ju nuk largoheni nga Bayern.

“Tek Bayern, luaj në njërën nga katër skuadrat më të mira në botë. Për një lojtar gjerman nuk ka skuadër më të mirë.

“Do të isha tepër i kënaqur nëse qëndroj tek Bayern për një kohë shumë të gjatë dhe ta mbyll karrierën duke fituar shumë trofe me këtë skuadër”

Boateng, në korrik të vitit 2011 erdhi tek Bayern dhe deri më tani ka 150 paraqitje për skuadrën gjermane, skuadër me të cilën ka kontratë deri në vitin 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara