Bllokohet uebfaqja për shitjen e biletave

15:53 | 12 Nëntor 2019

Uebfaqeja Tiks.App është aktualisht jashtë funksionit.

Në ora 16:00 ishte paraparë dalje në shitje e biletave dhe pak minuta pa nisur procesi, uebfaqja nuk është funksionale, shkruan portali arbresh.info.

“Kjo faqe nuk mund të arrihet”, është mesazhi që shfaqet si pasojë e mbingarkesës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë është përballja e fundit e “Dardanëve” për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kjo ndeshje zhvillohet pasditen e së dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Portali arbresh.info do t’iu njoftoj në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara