Bllokohet kyçja në llogaritë e Tiks App pak para daljes së biletave në shitje

15:37 | 12 Nëntor 2019

Derisa kanë mbetur më pak se gjysmë ore deri në fillimin e shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli, Tiks App ka bllokuar përdoruesit në qasjen në llogaritë e tyre.

Pra, përdoruesve ju pamundësohet kyçja në llogaritë e tyre te faqja e lartpërmendur e kontraktuar nga FFK për shitjen e biletave, shkruan portali arbresh.info.

“Nuk mund të kyçeni deri sa të filloj shitja e biletave për ngjarjen Kosova – Anglia”, është mesazhi që shfaqet pas përpjekjeve për tu kyçur në llogari.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë është përballja e fundit e “Dardanëve” për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kjo ndeshje zhvillohet pasditen e së dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shpresojmë se “problemi” të rregullohet para fillimit të shitjes së biletave në ora 16:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara