Blakçori transferohet në FC Drita

16:12 | 20 Qershor 2019

Ilir Blakçori ka kompletuar transferimin te skuadra e FC Dritës.

Kampionët e sezonit 2017/2018, vazhdojnë të përforcohen për sezonin e ri, duke synuar titullin e kampionit shkruan Lajmi.net

Transferimi i radhës i tyre, është Ilir Blakçori, që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e KF Llapit.

Drita në prezantimin e Blakçorit, ka tentuar të përdorë një metodë të re të prezantimit të lojtarit, duke e përgatitur gjithçka në video.

Por, në prezantim është vërejtur një gabim, ku Blakçori është prezantuar me fanellën e Erion Vuckajt.

Kjo ka bërë që ky prezantim të komentohet në rrjetet sociale, por edhe të kritikohet skuadra e Dritës për këtë lëshim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara