Benzema: Ronaldo Nazario është më i miri i të gjitha kohërave, mos me krahasoni me Giroud

22:32 | 29 Mars 2020

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema ka thënë se cilëson legjendën braziliane, Ronaldo Nazario si lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Francezi ishte drejtpërdrejtë në Instagram dhe shumica e fansave kërkonin mendimin e tij për lojtarin më të mirë në histori të futbollit, transmeton portali arbresh.info.

Benzema tha se fenomeni është më i miri sepse fal tij ka filluar të këtë dashurinë për futbollin.

“Isha duke iu treguar fansave se e doja futbollin në momentin kur të pashë në televizor”.

“Për mua je më i miri i të gjitha kohërave. Ata me pyetën edhe për Zizou, por iu thashë se ti je më i miri”, deklaroi ai.

Ndërsa i pyetur për krahasimin me Olivier Giroud, Benzema tha se nuk mund të krahasosh Formula 1 me Karting.

“Mos e krahasoni Formula 1 me Karting, unë jam Formula 1 dhe jam duke u sjellë shumë mirë me të”, theksoi ai.

Benzema që prej kohës kur u largua Cristiano Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë në klub duke shënuar 49 gola në dy sezone./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara