Bellerin dhe Tierney rikthehen në stërvitje te Arsenali

17:37 | 12 Shtator 2019

Dyshja e Arsenalit, Hector Bellerin dhe Kieran Tierney duket se janë afër rikthimit në aksion te skuadra e parë.

Ashtu siç mund të shihet në fotot më poshtë, dy mbrojtësit janë parë duke marrë pjesë në seancën stërvitore të skuadrës ndërkohë që gazetari Charles Watts i Goal konfirmon në Twitter se ata janë të përfshirë sot (e enjte) në stërvitet në Colney, transmeton portali arbresh.info.

Padyshim se kjo është një shtytje e madhe për trajnerin Unai Emery që tani mund të mbështet në lojtarë më të mirë se ata paraprak.

Bellerin sigurisht se do të jetë një opsion më i besueshëm se Ainsley Maitland Niles, ndërkohë që lojtari i transferuar gjatë verës Tierney është më me klas se Sead Kolasinac.

Reprezentuesi i Skocisë iu bashkua “Topçinjve” nga Celticu gjatë verës dhe duket se është njëri nga përforcimet në ngazëlluese në klub së bashku me Nicolas Pepen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara