Befasohen fansat, ja çfarë vendimi ka marrë Ronaldo

14:10 | 8 Nëntor 2018

Fansat e Portugalisë kanë marrë një lajm të keq.

Pavarësisht nga raportimet e fundit nga mediat e huaja që ai do të përfshihet, Cristiano Ronaldo është lënë jashtë skuadrës së Portugalisë për t’u përballur me Italinë në Ligën e Kombeve përcjell portali arbresh.info.

Azzurrët duhet të mposhtin ekipin e Fernando Santos për të pasur ndonjë shpresë për të avancuar tutje në këtë garë të madhe dhe thuhej se  futbollisti i Juventusit do të kthehej për ndeshjen e radhës kundër italianëve, por kjo nuk do të ndodh.

Santos e ka publikuar listën e futbollistëve për skuadrën e tij këtë pasdite  dhe shihet se Ronaldo nuk është përfshirë.

Bashkëlojtari i tij te Juventusi, Joao Cancelo është në skuadër, siç është Mario Rui i Napoli dhe Joao Mario i Interit.

Ronaldo, kishte thënë se po e refuzon të paraqitet në fanellën e Portugalisë, pasi që është i etur për të bërë përshtypje dhe të  shfaqet në pozicione të ndryshme vetëm për ekipin e Juventusit.

Portugezi, ka deklaruar se është më shumë i fokusuar në ekipin e tij në Seria A dhe se me të synon ta fitojë edhe Champions League./arbresh.info/

Kjo është skuadra e Portugalisë e gatshme për Italinë dhe Poloninë.

Portierët: Rui Patricio, Beto, Claudio Ramos

Mbrojtësit: Cedric Soares, Joao Cancelo, Jose Fonte, Luis Neto, Pepe, Ruben Dias, Mario Rui, Raphael Guerreiro

Mesfushorët: André Gomes, Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Joao Mario, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, William Carvalho

Sulmuesit: Bernardo Silva, Bruma, Gonçalo Guedes, Rafa, André Silva, Ede./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale