Befasia e mëngjesit: Neymar po transferohet në Premierligë

08:29 | 6 Dhjetorë 2018

Neymar ende nuk e ka sqaruar të ardhmen e tij.

Një gjë është e sigurt, Neymar e dëshiron largimin nga PSG-ja në verën e ardhshme.

Sulmuesi brazilian ka thënë se ai dëshiron të luajë në Premierligë.

“Është një kompeticion i madh. Njëri nga më të mëdhenjtë në botë”, tha Neymar kur ishte pyetur nga mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk e dimë se çfarë do na sjellë e nesërmja, por unë besoj se një lojtar dëshiron që një ditë të luajë në Premierligë.

“Nëse ju luani atje, atëherë shpresoj që ta shijoj Premierligën, pasi ju e meritoni më të mirën”, ka shtuar më tej braziliani.

Shpërndaje në rrjete sociale