Beckham e kërkon Luka Modricin në Inter Miami

13:41 | 12 Nëntor 2019

Ylli i Real Madridit, Luka Modric është duke u kërkuar nga Interi Miami i David Beckhamit.

Fituesi i Topit të Artë duket se do të jetë në sezonin e tij të fundit si një lojtar i Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.

Drejtori i Okdiarios, Eduardo Inda duke folur për El Chiringuito ka zbuluar se kroati është duke u kërkuar nga skuadra e Beckhamit në MLS.

“Ky është Luka Modric. Njëri nga destinacionet e mundshme do të ishte qyteti i mrekullueshëm i quajtur Miami”, ka thënë ai.

“Ai është i joshuar nga Beckham, i cili është njëri nga pronarët e Interi dhe dëshiron të luaj në vitet e tij të fundit”

“Real Madridi do t’i lejoj atij largimin, verën e ardhshme ai do të jetë 35 vjeç”, përfundoi Inda./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara