Bashkimi  shënon fitoren e radhës në Superligë

21:16 | 10 Nëntor 2019

Bashkimi ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, duke mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 78:86 (17:23, 19:29, 18:19, 24:15).

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 17:23. Portokallinjtë ishin edhe më bindës në çerekun e dytë, duke e fituar 19:29. Perioda e tretë ishte e barabartë dhe përfundon 18:19, kurse në periodën e fundit, Lipjani u ‘zgjua’ dhe e fitoi 24:15, megjithatë, ishte e pamjaftueshme dhe Bashkimi triumfoi në fund, 78:86.

Te Lipjani u dalluan treshja e huaj: Demarcus Stucky me 28 pikë e nëntë kërcime, Marquise Simuels me 25 pikë e 11 kërcime dhe Devaughn Jenkins me 16 pikë e 14 kërcime.

Te Bashkimi më të merituarit për këtë fitore ishin: Terik Bridgeman me 20 pikë e 10 kërcime, Corey Ross me 20 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, Stevie Clark me 19 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Lipjani ka nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara, kurse Bashkimi ka shtatë fitore dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara