Barcelona zbulon çmimin përfundimtar të Philippe Coutinho-s

22:45 | 6 Prill 2020

Barcelona kërkon 70 milionë euro për mesfushorin ofansiv, Philippe Coutinho.

Braziliani momentalisht është huazim te Bayern Munich, por përformancat e tij nuk e kanë bindur klubin gjerman, andaj nuk do e aktivizojnë mundësinë e blerjes, transmeton portali arbresh.info.

Coutinho mbetet me rikthimin në Premierë Ligë, ndërsa Chelsea thuhet se është favoriti kryesor për të fituar shërbimet e lojtarit.

Barcelona më herët kishte kërkuar 80 milionë euro për Coutinho-n, mirëpo raportimet e Standard zbulojnë se kjo vlerë është zvogëluar edhe për 10 milionë euro.

Pos “Bluve” interesim ka edhe rivali londinez, Tottenham./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara