Barcelona vihet pas talentit të Hertha Berlin

11:28 | 25 Maj 2020

Barcelona është duke monitoruar situatën e sulmuesit të Hertha Berlin, Lazard Samardzic.

Klubi blaugranas ka dërguar agjentët për të shikuar gjermanin, i cili luante me ekipin e të rinjve të Hertha, transmeton portali arbresh.info.

18-vjeçari bëri debutimin në ekipin e parë vikendin e kaluar në fitoren e thellë ndaj rivalit Union Berlin dhe përformanca e tij ka fituar vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

AC Milan bëri ofertë për lojtarin gjatë afatit të janarit, ndërsa të interesuar janë edhe Atletico Madrid e Juvents.

Sipas Mundo Deportivo, Samardzic mund të shitet për vetëm 2.5 milionë euro, shkaku që kontrata i skadon në qershor të vitit 2021./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara