Barcelona tenton transferimin e Virgil van Dijk

23:12 | 11 Korrik 2019

Barcelona ka bërë një lëvizje të papritur duke tentuar nënshkrimin me mbrojtësin Virgil van Dijk.

Bazuar në atë që raporton gazetari John Cross në The Mirror, gjiganti katalunas ka bërë një përpjekje plotësisht të papritur por edhe përgjigjja nga reprezentuesi i mbrojtësit të Liverpoolit ka qenë e menjëhershme, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk është pritur të ndodhë kjo për një moment, por Barcelona ka kërkuar informata nëse Virgil van Dijk mund të jetë i joshur për largim nga Liverpooli”, shkruan Cross.

“Ata kanë marrë përgjigje shpejtë nga reprezentuesit e mbrojtësit holandez”

“Ata nuk e kanë problem të vazhdojnë çështjen tutje”, shton gazetari./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara