Barcelona rivalizon gjigantët evropianë për Sandro Tonali-n

21:48 | 21 Maj 2020

Barcelona është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Brescia, Sandro Tonali.

Sipas La Stampa, Barcelona ka interesim për lojtarët që janë duke luajtur në Seria A dhe njëri ndër ta është Tonali, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se gjiganti spanjoll do paguajnë 60 milionë euro për qendërmbrojtësin dhe do dhurojë dy mesfushorë, vlera e të cilëve se bashku është 10 milionë euro.

I njohur me nofkën ‘Andrea Pirlo i ri’, Tonali ka shkëlqyer këtë sezon dhe kjo ka fituar vëmendjen e klubit katalunas, të cilin e shohin si lojtari i duhur për të ndjekur hapat e Andrea Iniesta-s.

Tonali gjatë këtij sezoni ka bërë 23 paraqitje në Seria A dhe ka arritur të fitojë vëmendjen e Juventus-it, Inter-it dhe Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara