Barcelona mund të humbasë 100 milionë euro shkaku i koronavirusit

21:47 | 29 Mars 2020

Barcelona mund të humbasin 100 milionë euro shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Në Evropë të gjitha klubet e mëdha janë goditur në ekonominë nga Covid-19, ngase të gjitha ligat më të mëdha janë suspenduar, transmeton portali arbresh.info.

Ndër to është edhe gjiganti katalunas, i cili do harxhojë shumë para për pagesat e lojtarëve dhe punëtorëve të tjerë.

Sipas Marca, Barcelona në muajt e ardhshëm mund të humbasë rreth 100 milionë euro.

Pasi nuk dihet se kur do rifillojë La Liga, kampioni i Spanjës do këtë humbje të mëdha te biletat, tarifat e transmetimeve, shpërblimet nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe shitja e mallrave.

Nga raportimet e fundit thuhet se nëse Barcelona do arrinte të kualifikohej në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do fitonte 25 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara