Barcelona ende shpreson në transferimin e Pogbas

11:57 | 10 Gusht 2018

Edhe pse tregu i transferimeve në Angli është i mbyllur, Barcelona është e gatshme të presë për të nënshkruar me Paul Pogban nga Manchester United.

Në Angli është mbyllur afati kalimtar veror, por katalunasit ende kanë kohë deri më 31 gusht për të sjellë mesfushorin francezin në Camp Nou.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, operacioni ende nuk është i mbyllur dhe Barcelona shpreson në transferimin e tij.

Pogba dëshiron të largohet nga Unitedit për shkak të marrëdhënies së tij të thyer me menaxherin Jose Mourinho, dhe ai së bashkë me agjentin e tij Mino Raiola punojnë së bashku për ta bërë këtë.

Djajtë e Kuq nuk kanë pasur asnjë shenjë nga vetë lojtari se ai është i gatshëm të qëndrojë në Old Trafford, dhe raporti madje citon ish-mbrojtësin e Unitedit, Rio Ferdinand, që ka thënë se dikush brenda klubit duhet të dalë dhe të shpërndajë thashethemet rreth situatës së Pogbas.

Një pengesë që katalunasit duhet të kapërcejnë është se nuk ekzistojnë klauzola për blerje në futbollin anglez, megjithëse lojtarët ende mund të bëjnë një kërkesë zyrtare për transferim.

Ndryshe, Barcelona ofroi para disa ditësh një ofertë prej 50 milionë eurosh plus shërbimet e dyshes, Andre Gomes dhe Yerry Mina, por e cila u refuzua nga Unitedi.

Tani këta dy futbollistë janë transferuar te Evertoni dhe në rast transferimi Barcelona duhet ta përfshijë ndonjë futbollist tjetër në marrëveshje ose të ofrojë vetëm para. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale