Barcelona 3-0 Man United, notat e lojtarëve

23:11 | 16 Prill 2019

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 3 me 0 mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Manchester United.

“Blaugranët” vazhduan tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4 me 0 nga ndeshjet çerekfinale kundër skuadrës angleze të Ole Gunnar Solskjaerit, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Lionel Messi, i cili shënoi dy supergola nga distanca, është lojtari i kësaj ndeshje në Camp Nou dhe është vlerësuar me notën maksimale (10) për paraqitjen e tij të shkëlqyer sonte.

Me notë të lartë është vlerësuar edhe Coutinho (8.1) për golin e bukur në pjesën e dytë si dhe Jordi Alba për asistimin (7.4).

Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri David de Gea (4.6) që bëri një gabim fatal që i dhuroi dyfishimin e epërsisë skuadrës së Valverdes./arbresh.info/

Barcelona 3-0 Man United, notat e lojtarëve

Lajmet më të lexuara