Barca mbyll bisedimet me “Varanen e Ri”, nesër nënshkruhet marrëveshja

17:08 | 7 Janar 2019

Afati kalimtar dimëror duket se do të jetë shumë i mirë për skuadrën e Barcelonës.

Katalanët me sukses kanë mbyllur marrëveshjen edhe me lojtarin e dytë nga Ligue 1 e Francës.

Pasi arritën marrëveshje me Adrien Rabiot, i cili në verë do të kalojë si transfer i lirë në “Camp Nou”, katalanët filluan bisedimet me mbrojtësin e Toulouse.

“Mundo Deportivo” bën të ditur se Barcelona ka mbyllur bisedimet me Jean Clair Todibo dhe zyrtarizimi me lojtarin pritet të bëhet nesër.

Todibo është kërkuar me ngulm edhe nga kampionët e Premierligës, Manchester City, por Barca ishte më e suksesshme.

Qendër mbrojtësi po konsiderohet si më premtuesi në pozitën e tij, madje ka marrë epitetin si “Varane i Ri”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara