Bankat amerikane ndajnë paratë për renovimin e “Santiago Bernabeut”

15:22 | 14 Shkurt 2019

Real Madrid tashmë ka siguruar mjetet për të filluar renovimin e “Santiago Bernabeu”

Bankat amerikane, Merill Lynch dhe JP Morgan kanë rënë dakord që t’i japin gjigantëve spanjoll të futbollit 575 milionë euro hua.

Në këtë marrëveshje do të përfshihen edhe bankat spanjolle, Santander Caixa Bank, edhe pse këto do të mbeten më pak të ekspozuara.

Sipas raportit, Real Madrid vlerësohet të paguajë borxhin për një periudhë prej 30 vjetësh, me një interes maksimal prej 2.5%, një pagesë vjetore prej 25 milion euro.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara