Ballkani fiton me rezultat minimal ndaj Drenicës

16:23 | 29 Shtator 2019

Ballkani ka arritur ta mposht Drenicën në kuadër të javës së shtatë në Ipko Superligën e Kosovës me rezultat 0-1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, skuadra e Ismet Munishit kaloi në epërsi me anë të Jetmir Topallit nga asistimi perfekt i Blend Baftiut

Drenica filloi të këndellje nga ky gol i hershëm i Ballkanit, derisa rrezikoi portën e mysafirëve me anë të Hamitit që gjuajti mbi portë.

Skuadra vendase kishte një rast të qind për qind në minutën e 31-të me anë të Harmon, por goditjen e tij e ndali për mrekulli Armend Ruxhi.

Pjesa e parë përfundoi me golin e vetëm të shënuar në ndeshje, derisa e dyta kishte disa shanse të mira, por nuk u konkretizuan.

Ballkani rrezikoi edhe disa herë të tjera, mirëpo portieri i Drenicës, Arion Ymeri, ishte shumë i vëmendshëm dhe nuk lejoi më të befasohej.

Pas javës së shtatë, Ballkani gjendet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Drenica në të tetin me tetë sosh. /Telegrafi/

 

Lajmet më të lexuara