Bale iu thotë lamtumirë bashkëlojtarëve, shumë afër rikthimit të Tottenham-i

08:11 | 17 Shtator 2020

Ylli i Real Madrid-it, Gareth Bale është shumë afër që të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe të rikthehet të Tottenham-i.

Uellsiani është lojtari i kërkuar nga trajneri Jose Mourinho, derisa nuk ka vend në projektin e Zinedine Zidane-s, transmeton portali arbresh.info.

Zhvillimet e fundit thonë se dy gjigantët evropianë janë duke punuar që të arrijnë marrëveshje për detajet e fundit, pastaj do realizohet transferimi.

Spurs do e huazojë sulmuesin, derisa Real-i do i paguajë një pjesë të pagës me vlerë 17 milionë euro.

Gjithashtu thuhet se Bale iu ka thënë lojtarëve lamtumirë, duke konfirmuar se është duke u rikthyer të Tottenham-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara