Bale dhe James jashtë listës së Zidanes për sfidën kundër Man Cityt

17:46 | 5 Gusht 2020

Real Madrid ka publikuar listën me lojtarët që Zinedine Zidane ka ftuar për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

‘Los Blancos’, të premten në ‘Etihad Stadium’ do të tenojnë të përmbysin rezultatin 2:1  nga ndeshja e parë kundër Manchester Cityt, shkruan lajmi.net.

Pjesë e këtij udhëtimi nuk do të jenë Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Në listën e publikuar nga Real Madrid, mungojnë emrat e Gareth Bale dhe James Rodriguez, gjë e cila lë të kuptohet se dyshja nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Lista me lojtarët që Zinedine Zidane ka ftuar për ndeshjen kundër Manchester City:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara