Babai aksidentalisht godet vajzën e tij me top golfi

14:23 | 17 Korrik 2019

Golfi është normalisht një sport nga më të qetët dhe paqësorët në botë, por të hënën ka qenë sfondi i një tragjedia të paimagjinueshme.

Kellen Hill dhe vajza e tij Aria, vetëm 6 vjeç, ndodheshin në një fushë golfi në Orem, në Utah, ku shkonin përherë nga pasioni që ata kishin për këtë sport.

Vendi i tragjedisë


Madje Kellen ishte një golfist me një farë eksperience, edhe pse amator. Vajza ndodhej në një golf cart, mjetin që përdoret për transportin e lojtarëve në fushë, kur një gabim në gjuajtje nga ana e të atit e goditi në grykë mënyrë të pabesueshme, edhe pse ajo ndodhej rreth 45 gradë nga fusha e blertë.

Aria u transportua me urgjencë në spitalin e Salt Lake City, por nuk mundi të shpëtojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara