Ausilio konfirmon kontaktin zyrtar me Man United rreth Lukakut

23:24 | 11 Korrik 2019

Interi ka bërë një përpjekje zyrtare për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukakun.

Kjo është konfirmuar nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, i cili ka arritur në Milan pas takimit me zyrtarët e United në Londër, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi pasur një kontakt zyrtar me Manchester United për Lukakun”, ka thënë fillimisht Ausilio për Sky Sports.

“Ne jemi duke punuar në këtë, do të shohim. Çdo lojtar që trajtojmë kërkohet nga Conte”

Klubi në Serie A ka pasur probleme për të plotësuar kërkesat e United në lidhje me sulmuesin belg, i cili arriti në klub për 75 milionë funta plus bonuset dhe vazhdon të ketë ende edhe tri vite në kontratën e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara