Aubameyang mohon marrëveshjen me Madridin

14:03 | 11 Mars 2016

Pierre-Emerick Aubameyang ka refuzuar të komentojë në raportet për një marrëveshje të arritur për transferim në merkaton verore me Real Madridin pas fitores që Borussia Dortmund siguroi 3-0 kundër Tottenham Hotspurit.

Aubameyang shënoi golin e 33-të për këtë sezon në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të ndaj Tottenhamit të zhvilluar në kuadër të Evropa Ligës këtë të enjte, shkruan portali arbresh.info. Sidoqoftë, raportet se ai do i bashkohet Madridit për 100 milionë euro sezonin e ardhshëm tashmë mbeten vetëm thashetheme.

“Aktualisht jam i fokusuar në këtë sezon që kam duke kaluar në Dortmund”, tha fillimisht Aubameyang, transmeton portali arbresh.info.

“Për tani, unë jam këtu”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara