Aubameyang, edhe 3 vite në Arsenal

19:08 | 15 Shtator 2020

Pierre-Emerick Aubameyang ka vazhduar edhe për tri vite kontratën me Arsenalin.

Vazhdimi i Pierre-Emerick Aubameyang ishte thënë se do të ndodh edhe nga trajneri i klubit, Mikel Arteta, kurse sot Auba i’u drejtua përmes telefonit nga stadiumi “Emirates”.

Ai kështu lajmëroi tifozët e Arsenalit dhe të tij se do ta vazhdojë bashkëpinimin me skuadrën londineze edhe tri vite.

Aubameyang ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në Londër deri në vitin 2023./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara