Atletico Madrid vihet pas Milik

20:40 | 17 Maj 2020

Atletico Madrid është i gatshëm të garojë me Juventus-in për shërbimet e sulmuesit të Napoli-t, Arkadiusz Milik.

Sipas Corriere dello Sport, Milik do largohet nga Napoli në fund të sezonit, derisa klubi italian është i gatshëm ta shesë në verë, transmeton portali arbresh.info.

Napoli për kartonin e polakut kërkon 50 milionë euro, ndërsa ribashkimi me Maurizio Sarri-n te “Bianconerët” shihet si opsion.

Mirëpo, garës për Milik i është bashkuar edhe Atletico, pasi thuhet se trajneri Diego Simeone, është admirues i lojtarit.

Tekniku argjentinas e sheh Milik si partneri ideal për dyshen Alvaro Morata dhe Joao Felix, pasi Diego Costa pritet të largohet./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara