Atalanta merr dritën jeshile për të luajtur në San Siro?

20:29 | 11 Korrik 2019

Milani i ka dhënë përfundimisht dritën jeshile Atalantas për të luajtur ndeshjet e tyre në Ligë të Kampionëve si nikoqir në San Siro.

Këshilli i qytetit të Milanit dhe Interit ka aprovuar kërkesën e Atalantas, por “Rossonerët” ishin duke hezituar, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Claciomercato, Goal dhe Calcio e Finanza pohojnë të gjithë se kuqezinjtë tani kanë dhënë lejen për këtë.

Atalanta kanë shtruar këtë kërkesë për shkak se stadiumi i tyre aktualisht është duke u rinovuar për të plotësuar standardet e kërkuara nga UEFA.

Kjo nuk do të shkaktoj probleme në orarin e ndeshjeve për shkak të vendimit nga AC Milani për të qëndruar jashtë Evropa Ligës këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara