Ashley Cole nënshkruan kontratë të re në La Galaxy

10:30 | 4 Janar 2018

Ashley Cole ka nënshkruar një kontratë të re një vjeçare te klubi LA Galaxy duke vazhduar qëndrimin e tij te skuadra në MLS për sezonin e tretë.

Klubi konfirmoi se legjenda 37 vjeçare e Chelseat dhe ish ylli i Arsenalit ka rënë dakord për të nënshkruar marrëveshjen këtë pasdite, transmeton portali arbresh.info.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer që Ashley do të rikthehet te ne në vitin 2018”, ka thënë Sigi Schmid, trajneri i LA Galaxy. “Ai ka qenë një lider i llahtarshëm për klubin tonë”

“Ai e ka shfaqur që mund të jetë i suksesshëm në këtë ligë dhe ne kemi besim se ai do të vazhdoj përtej këtij sezoni”

Cole u transferua në Amerikë në janar të vitit 2016 dhe deri tani ka bërë 55 paraqitje qysh pas transferimit në Galaxy./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara