Arsyeja pse Cristiano Ronaldo e merr gjithmonë qëndrimin e njëjtë para çdo gjuajtje të lirë

15:32 | 30 Qershor 2018

Cristiano Ronaldo i ka shfaqur botës një formë të veçantë sa i përket gjuajtje të lira dhe tani është zbuluar pse superylli e merr atë qëndrim.

Njëra nga aspektet më të njohura të Ronaldos në futboll sot është mënyra se si qëndron para topit në gjuajtjet e lira, transmeton portali arbresh.info. Këmbët e ndara në distancë, tre hapa prapa nga topi dhe pozita si anash janë gjithmonë gjëra të dukshme te çdo gjuajtje e lirë nga 33-vjeçari.Para vrapimit, sulmuesi merr frymë thellë, me buzë të shtrënguara, krahët e tij shkojnë lartë një herë pastaj kthehen poshtë në mënyrën më të çuditshme.

Dhe, ish asistent trajneri në Manchester United, Mike Phelan ka zbuluar pse Ronaldo e merr këtë pozitë para gjuajtjeve të lira.

“Njerëzisht zakonisht e vendosin topin, largohen pas dhe vrapojnë pas tij për ta goditur. Ai solli një shfaqje më dinamike”, shpjegoi Phelan për ‘Daily Mail’. “Ai vendos topin poshtë, niveli i koncentrimit është i lartë, merr disa hapa prapa në mënyrë që këmba e tij të jetë e vendosur në vendin perfekt për të goditur topin”

“Kur ngre lartë shorcet dhe shfaq kofshet e tij, ai është duke thënë: ‘Të gjithë sytë tek unë’ dhe më pas vrapon”

“Ai e kupton anën e marketingut në këtë. Mënyra se si shtrëngohet dhe e bënë këtë, e gjithë bota e shikon”

Goli i fundit i Ronaldos nga gjuajta e lirë është në barazimin 3 me 3 të Portugalisë kundër Spanjës./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara