Arsenali dhe Tottenhami në kontakt me Lazion për Thomas Strakoshën

11:23 | 12 Qershor 2019

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha është në radarin e klubeve të Premierë Ligës.

Një vit më parë, Liverpooli kërkoi shërbimet e Strakoshës para se të siguronte marrëveshjen rekordshe të atëhershme me portierin e AS Romas, Alisson Becker, transmeton portali arbresh.info.

Gazzetta.it raporton se interesimi nga klubet angleze për reprezentuesin e Shqipërisë është duke ndodhur sërish vetëm 12 muaj më vonë.

Arsenali dhe Tottenhami janë të dy të interesuar për Strakoshën për shkak se kërkojnë portier të ri rezervë. “Topçinjtë” duhet të zëvendësojnë Petr Cechun pas pensionimit të tij, ndërkohë që “Spursit” kanë liruar Michel Vormin.

Sa i përket pjesës së tyre, Lazio kërkon 25 milionë euro për shitjen e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara