Arsenali arrin marrëveshje me Borussia Dortmund për transferimin e Abuameyang

08:19 | 29 Janar 2018

Arsenali ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmund për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang, edhe pse Oliver Giroud nuk është përfshirë.

Sulmuesi francez është kërkuar nga Dortmund në formë huazimi, si zëvëndësim i Abuameyang, i cili do të shkojë në drejtim të Arsenalit.

Megjithatë, Giroud dëshiron t’i bashkohet Chelsea, transmeton arbresh.info.

Sipas gazetës gjermane “Kicker” Dortmund tashmë është duke shikuar ta transferojë francezin tjetër, Anthony Modeste, si zëvendësim i Abuameyang.

Por, edhe pse Giroud nuk dëshiron të transferohet në Dortmund, Arsenali ka mundur të arrijë marrëveshje me Abuameyang.

Po ashtu, gazetari i BBC, David Ornstein, raporton se marrëveshje për transferimin e Abuameyang është afër, dhe se topçinjtë do të paguajnë 60 milionë euro.

Abuameyang u paraqitë për Dormtund të shtunën, por dështoi të shënoj gol dhe u fishkëllye nga tifozët gjerman.

Ai në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje këtë sezon. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara