Arsenal-i rikthehet në merkato, synon dy transferime dhe tri shitje

10:07 | 17 Shtator 2020

Arsenal-i synon t’i realizojë edhe dy transferime para se të mbyllet afati veror me 4 tetor.

“Topçinjtë” nisën me fitore edicionin e ri të Premierë Ligë-s, por janë në dijeni së kundërshtarët janë në formë më të lartë, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra e Mikel Arteta-s, ia rinovoi kontratën sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, kurse janë duke provuar t’i realizojnë edhe dy transferime për këtë verë.

I pari është portieri Runar Alex Runarsson nga Dijon-i, që mund ta zëvendësojë Emiliano Martinez-in, ky i fundit kaloi të Aston Villa.

Kurse, nëse i shet tre lojtarët, si Lucas Torreira, Sokratis dhe Sead Kolasinac do realizojë transferimin e top mesfushorit të Lyon-it, Houssem Aouar.

Francezi e ka vlerën 54 milionë euro dhe Lyon-i do e shesë vetëm nëse paguhet vlera e plotë./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara