Arsenal i rikthehet fitores, shpartallon Newcastle United

19:23 | 16 Shkurt 2020

Arsenal ka fituar tri pikë mjaftë të rëndësishme kundër Newcastle United duke e mposhtur me rezultat 4 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Premierë Ligë.

Në pjesën e parë megjithëse kishin disa goditje disa raste të mira, asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta tundë portën kundërshtare, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte Pierre-Emerick Aubameyang që në minutën e 54-të zhbllokoi shifrat ndërsa pas tre minutave Nicolas Pepe dyfishoi rezultatin, kurse Mesut Ozil në minutën e 90-të trefishoi rezultatin dhe fitoren e vulosi Alaxandre Lacazette në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+5)  .

Pas kësaj fitore, Arsenal ngritët në pozitën e 10-të me 35 pikë, kurse Newcaslte United renditët në pozitën e 12-të me 34 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara