Arsenal-i nuk është bindur nga Ceballos, nuk do provojë ta blejë në fund të sezonit

22:33 | 29 Qershor 2020

Arsenal-i nuk do provojë të blejë mesfushorin Dani Ceballos, kur t’i përfundon huazimi.

Spanjolli ishte heroi i ndeshjes në fitoren e djeshme ndaj Sheffield United, mirëpo thuhet se lojtari nuk ka bërë mjaftueshëm për ta bindur trajnerin Mikel Areta, transmeton portali arbresh.info.

E ardhmja e lojtarit mbetet e paditur, ngase nuk figuron në planet e Zinedine Zidane.

Arsenal pagoi 3.5 milionë euro për ta huazuar Ceballos këtë sezon, derisa kanë paguar edhe pagesat javore të lojtarit.

Për Ceballos ka interesim shumë skuadra e ndër to edhe Juventus, Real Betis e Valencia, kurse “Galaktikët” kërkojnë 35 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara