Arsenal favorit për James Rodriguez-in

22:18 | 29 Mars 2020

Arsenal është klubi favorit për të transferuar mesfushorin e Real Madrid-it, James Rodriguez.

Kolumbiani ka bërë vetëm 13 paraqitje këtë sezon duke shënuar një gol dhe kontribuar me dy asistime, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, Arsenal është favorit për të transferuar James, ndërsa Juventus e Napoli gjithashtu kanë interesim.

Vlera e tij momentale në Transfermarkt është 40 milionë euro dhe thuhet se nëse paguhet kjo vlerë, “Mbretërit” do e lejojnë të largohet.

Kolumbiani ka humbur besimin e trajnerit, Zinedine Zidane dhe kjo vërehet pasi nuk ka luajtur që nga tetori./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara