Arsenal e përcjell El Sharaawyn

22:33 | 15 Shtator 2020

Arsenali është duke e përcjellur ish yllin e AC Milan, Stephen El Sharaawy, raporton i njohuri Gianluca DiMarzio.

Për shkak të rregullave të karantinës, sulmuesi i Shanghai Shenhua do ta këtë tepër të vështirë që të kthehet në Kinë nga Europa.

Si rezultat, ai do të qëndrojë në Europë në huazim se paku deri në janar, me Arsenalin, PSG dhe Atletico Madrid që po e monitorojnë situatën e tij.

Kujtojmë se Arsenali megjithatë ka disa sulmues anësorë produktivë në skuadër si; Pepe, Willian Martinelli, Nelson por sigurisht sezoni do të jetë i gjatë dhe ndeshje sivjet do të këtë më shumë ndeshje për të luajtur, sidomos gjatë periudhës vjeshtore dhe dimërore. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara