Arrihet marrëveshja mes klubeve, Thiago do t’i bashkohet Liverpool-it

11:51 | 17 Shtator 2020

Liverpool dhe Bayern Munich më në fund ka arritur marrëveshje për mesfushorin Thiago Alcantara.

Sipas Athletic, Alcantara dëshiron kalimin të skuadra e Jurgen Klopp-it, mirëpo problemi qëndronte të çmimi, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti gjerman kërkonte 30 milionë euro, derisa pas insistimit të madh të Jurgen Klopp-it, kampioni i Anglisë ka pranuar ta paguajë këtë vlerë.

Marrëveshja personale pritet të arrihet brenda disa orëve, kurse gjatë këtyre jave do bëhet gjithçka zyrtare.

Manchester United-i gjithashtu kishte kontaktuar agjentët e Thiago-s, por asnjëherë nuk bën ndonjë ofertë zyrtare./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara