Arrihet marrëveshja e plotë mes Real-it dhe Tottenham-it, Bale nesër udhëton në Londër

12:41 | 17 Shtator 2020

Real Madrid-i dhe Tottenham-i kanë arritur marrëveshje për ta huazuar sulmuesin Gareth Bale.

Uellsiani nuk është pjesë e projektit së Zinedine Zidane, ndërsa ishte trajneri Jose Mourinho që e bindi presidentin e Spurs të arrinte marrëveshje me Real-in për lojtarin, transmeton portali arbresh.info.

Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje të plotë, kurse pengesa më e madhe ishte të paga e Bale.

Bale fiton 17 milionë euro në vit, derisa 60% do e paguajnë “Los Blancos”, kurse 40% skuadra londineze.

Nesër Bale do udhëtojë në Londër që t’i kryejë testet mjekësore, kurse pas disa ditëve gjithçka do bëhet zyrtare.

Tottenham-i gjithashtu para dy ditëve ka arritur marrëveshje për transferimin e Sergio Reguilon-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara