Aro Muriqi vetëm në bankinë në fitoren e parë këtë edicion nga Nottinghami

22:52 | 13 Gusht 2019

Aro Muriqi nuk është shfrytëzuar në ndeshjen e sotme (e martë) të fituar nga Nottingham Forest kundër Fleetwood.

Skuadra në Championship të Anglisë regjistroi fitoren e parë këtë edicion duke mposhtur mysafirët në “City Ground” me rezultat minimal 1 me 0, shkruan portali arbresh.info.

Mirëpo, portieri kosovar Arjanet Muriqi, i cili bëri dy gabime trashanike në takimin debutues te skuadra e tij e re, ka qëndruar në bankinë në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të 1/64-ës në EFL Kupë.

Mesfushori portugez Tiago Silva realizoi golin e fitores një ore lojë duke vendosur kështu rezultatin e ndeshjes.

Portieri 25-vjeçar Brice Samba ishte shfrytëzuar nga trajneri Sabri Lamouchi në këtë ndeshje në vend të gardianit të Kosovës.

Kujtojmë se Aro Muriqi është huazuar këtë edicion nga kampioni i Premierë Ligës – Manchester City./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara