Armando Sadiku shënon dy gola për t’ia dhënë fitoren Malagas

23:57 | 6 Dhjetor 2019

Armando Sadiku ka vazhduar me formën e mirë, dukë shënuar dy herë ndaj Tenerifes në fitoren me rezultat 2-0.

Fillimisht në minutën e 27, Sadiku dërgoi topin në rrjetë nga një pozitë e favorshme nga brenda zonës.

E majta ishte e fuqishme dhe mposhti portierin kundërshtar për 1-0.

Gjithashtu edhe në pjesën e dytë Sadiku shënoi me një penallti që u kontestua shumë nga Tenerife, por u akordua me VAR.

Pas këtyre golave, Sadiku shkon në kuotën e gjashtë golave me Malagan në Spanjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara