Apple lëshon iOS 13.2.2, korrigjon disa probleme në iPhone

18:46 | 8 Nëntor 2019

Apple ka lëshuar iOS 13.2.2 për iPhone, i cili korrigjon një problem me menaxhimin e memories RAM dhe probleme të tjera në performancën e përgjithshme.

Mund ta instaloni këtë version direkt nga iPhone, nëpërmjet funksionit OTA, nga Settings > General > Software Update.

Risitë që sjell iOS 13.2.2:

  • Zgjidh një problem që mund të shkaktonte mbylljen e papritur të aplikacioneve në prapavijë.
  • Zgjidh një problem që shkaktonte shkëputjen e përkohshme të iPhone nga një lidhje interneti gjatë një telefonate.
  • Zgjidh një problem me internetin që ndonjëherë figuronte i padisponueshëm.
  • Zgjidh një problem me shërbimin Single Sign-On në Safari.
  • Zgjidh një problem me rimbushjen nëpërmjet aksesorëve YubiKey.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara