Anulohen garat e Britanisë dhe Australisë

12:50 | 29 Maj 2020

Janë anuluar dy garat e mëdha të MotoGP, Grand Prix i Britanisë dhe Australisë.

Grand Prix i Britanisë i vendosur të organizohej nga 28 deri më 30 gusht, ndërsa Grand Prix i Australisë nga 23 deri më 25 tetor.

Sidoqoftë, shkaku i pandemisë, të dy këto ngjarje janë anuluar.

COVID-19 ka ndikuar në anulimin dhe pezullimin e shumë ngjarjeve sportive.

Situatë të njëjtë po kalon edhe Formula 1. Hiq më larg se një ditë më parë, u vendos për anulimin e garës për Çmimin e Madh të Holandës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara