Antonio Cassano: Ronaldo ka probleme të mëdha me Sarrin

19:41 | 2 Dhjetor 2019

Legjenda italiane, Antonio Cassano ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka probleme me trajnerin Maurizio Sarri.

Sarri në dy ndeshje radhazi e zëvendësoi portugezin, gjë që bëri që lojtari të jetë i zemëruar, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo arsyeja e këtyre zëvendësimeve ka qenë se Ronaldo ishte duke vuajtur nga një lëndim në gju.

Cassano beson që pesë herë fituesi i Topit të Artë ka probleme të mëdha me teknikun italian, por “Zonja e Vjetër” po e fsheh një gjë të tillë.

“Mendoj që Ronaldo ka probleme të mëdha me Sarrin. E zëvendësoi dy herë radhazi, kjo e zemëron çdo lojtar. Në mendimin tim ka probleme, por Juventus janë të mirë në fshehjen e tyre”

Ish lojtari i Milanit gjithashtu tha se Buffon duhet të jetë në formacionin e parë dhe jo Szczesny.

“Buffon duhet të luajë, sepse mbetet opsion më i mirë se Szczensy”

Ronaldo është një ndër tre kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë./arbresh.info

Lajmet më të lexuara