Anthony po kthehet në NBA, do të nënshkruajë me Blazers

23:56 | 15 Nëntor 2019

Carmelo Anthony është pranë rikthimit në NBA.

Një nga lojtarët më të mirë që ka parë basketbolli i NBA, Carmelo Anthony është afër rikthimit në parketin e NBA.

Melo nuk arriti të siguronte një skuadër para fillimit të këtij sezoni, por një gjë të tillë është shumë afër ta bëjë tani.

Adrian Wojnarowski i ‘ESPN’ raporton se Melo do të nënshkruajë me Portland Trail Blazers, transmeton lajmi.

Carmelo do të jap ndihmën e tij për Damian Lillard, në synimin e Portland për të bërë befasinë këtë edicion.

Mbetet të shihet se kur do të finalizohet një marrëveshje mes dy palëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara