Ancelotti: Ronaldo nuk dështon kurrë në ndeshje të mëdha

16:30 | 14 Mars 2019

Cristiano Ronaldo ka qenë subjekt i një vëmendje të madhe pas super performancës të së martës duke kthyer Juventusin nga disavantazhi prej 2 me 0 kundër Atleticos.

“Zonja e Vjetër” u mposhtë në takimin e parë të zhvilluar në Wanda Metropolitano, por portugezi ishte i jashtëzakonshëm në Torino duke shënuar hat-trick kundër skuadrës spanjolle dhe ish trajneri i tij – Carlo Ancelotti është njëri nga personat e shumtë që kanë lavdëruar bartësin e fanellës me numër 7, transmeton portali arbresh.info.

“Të gjithë presin që performanca e tij të bie, por nuk ndodhë kështu”, ka thënë Ancelotti për Sky Sports Italia.

“Nuk bie asnjëherë”

Ancelotti ka punuar nga afër me Cristiano Ronaldon në Real Madrid, prandaj ka dëshmi nga dora e parë rreth atë që mund të bëjë portugezi në ndeshje të mëdha.

“Ronaldo në këto ndeshje nuk dështon asnjëherë”, ka thënë trajneri i Napolit.

“Ai është një gjë që e bënë dallimin më të madh në ndeshje dhe është diferenca mes një lojtari të mrekullueshëm dhe një kampioni të mrekullueshëm”

Brenda 36 ndeshjeve të tij në Juventus, sulmuesi ka shënuar 24 gola dhe ka krijuar 12 asistime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara