Ancelotti mund të jetë trajneri i ri i Arsenalit, kjo është arsyeja

17:51 | 4 Dhjetor 2019

Carlo Ancelotti mund të jetë pasuesi i Unai Emery të Arsenali.

Tekniku italian është afër shkarkimit nga Napoli pasi nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti i “Napolitanëve”, Aurelio de Laurentiis ka konfirmuar se do të pres deri me 10 dhjetor pastaj të marr vendimin për Ancelottin, ditë në të cilën Napoli do të luajë kundër Genk.

Nga ana tjetër, “Topçinjtë” janë duke kërkuar trajner pasi shkarkuan Unai Emery para disa javëve.

Një ndër emrat me të përfolur është Ancelotti, i cili më herët ka qenë në Premierë Ligë në stolin e Chelseas.

Sipas The Telegraph, 60-vjeçari është në listën e klubit anglez, që për momentin nuk është në formë të mirë.

Kujtojmë që tekniku italian pos “Bluve” ka stërvitur edhe gjigantë të tjerë evropian si Juventus, AC Milan, Real Madrid dhe Bayern Munich./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara