Allegri tregon pse e refuzoi Real Madridin

17:30 | 13 Qershorë 2018

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se ai mund t’i bashkohej Real Madridit ose Chelseas, por tha se në fund vendosi për të vazhduar qëndrimin në Juventus.

Trajneri i Zonjës së Vjetër raportohet të ketë hedhur poshtë shansin për të zëvendësuar Zinedine Zidanen dhe ‘Sky Sports’ e ka pyetur trajnerin nëse kjo është e vërtetë”, transmeton portali arbresh.info.

“Të themi se unë i thash po Juventusit”, u përgjigj Allegri.

“Kam folur me presidentin [Florentino Perez] një herë, dhe i kam thënë se mbi të gjithë respektin që kam për presidentin [Andrea Agnelli], të cilit i kam dhënë fjalën time, unë do të qëndroj në Juventus”

“Ishte një vendim të cilin e kisha marr paraprakisht, madje edhe nëse gjëra të tjera ndodhin në jetë, unë do thoja se kam marr vendim për të vazhduar te Juventusi dhe do e respektoj atë që kam thënë, pa konsideruar opsionet tjera”

“Unë duhet të falënderoj presidentin e Real Madridi që më ka dhënë shansin”

/arbresh.info/