Aliti: Nëse luajmë atë futboll siç e luajmë gjithmonë, mund të dalim fitues

19:33 | 12 Nëntor 2019

Fidan Aliti beson në rezultat pozitiv në ndeshjen e ardhshme të Kosovës.

Mbrojtësi i kombëtares sonë theksuar se takimi i së enjtes në kuadër të Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë është tejet i rëndësishëm duke shtuar se nëse luajnë futbollin e tyre mund të “dalim fitues”, shkruan portali arbresh.info.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ne e shikojmë pak si finale sepse në fund të fundit, ndeshje e radhës është gjithmonë si finale për neve”, ka thënë fillimisht Aliti në konferencën për shtyp pasditen e sotme (e martë).

“Unë besoj tek ekipi dhe nëse luajmë atë futboll siç e luajmë gjithmonë, mund të dalim fitues”

Ndeshja kundër Çekisë luhet në Plzen dhe takimi mes dy skuadrave fillon të enjten nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara