Alisson: Nuk mendojmë për thyerjen e rekordeve

17:49 | 13 Janar 2020

Portieri i Liverpool, Alisson ka thënë se nuk janë duke u munduar për të thyer rekorde.

Liverpool u bë ekipi i parë që mblodhi 61 pikë nga 63 të mundshme në top pesë ligat më të mëdha të Evropës, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, gardiani i “Reds” është shprehur se nuk i interesojnë rekordet, por është mirë kur i thyhen.

“Nuk mendojmë shumë për të thyer rekorde, por është mirë kur ti thyesh. Dëshirojmë të vazhdojmë, të luajmë dhe të bëjmë më të mirën për ti bërë tifozët e lumtur”

“Kur jemi në stërvitje, duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës, ndeshje e cila është shumë e rëndësishme për të vazhduar garën për titull”

Liverpool është në lider në kampionatin anglez me 61 pikë, 14 pikë më shumë se Manchester City që renditët në pozitën e dytë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara